Home SHOWBIZ Të ndarë, por Kim Kardashian zuri radhën e parë për të mbështetur...

Të ndarë, por Kim Kardashian zuri radhën e parë për të mbështetur publikisht Kanye West!

7

Reperi Kanye West publikoi më në fund albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më

“Inaugurimin” e këtij albumi ai e mbajti në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku u mblodhën mijëra njerëz për ta mbështetur. Dhe ashtu siç pritej, në radhën e parë të njerëzve u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.

Madje, ajo ndau story në Instagram duke i treguar botës se ndodhej e pranishme në eventin e babait të fëmijëve të saj, duke i duartrokitur çdo sukses siç bën gjithmonë.

Pavarësisht divorcit, dyshja ka ruajtur marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve dhe të shumë viteve që qëndruan së bashku, ndaj s’do të na bëjë fare çudi nëse në një të ardhme bashkohen sërish.

Një nga këngët e albumit të West, “Welcome To Life” besohet se i dedikohet ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Sipas disa raportimeve, reperi shpërtheu në lot në një festë të organizuar për albumin gjatë kohës që u vendos kënga “Welcome to my life”.