Para 11 muajsh 25 vjeçari Qani Metaj humbi jetën në një aksident ku u përplas nga një makinë e cila nuk ndaloi duke e lënë në kanal dhe Gjykata e Fierit vendosi 5 vite e 4 muaj burg për autorin e aksidentit.
Nëna Dallendyshe dhe babai Vullnet Metaj kërkojnë drejtësi për jetën e humbur të djalit të tyre duke thënë se dënimi i dhënë për autorin është qesharak dhe ata do e ndjekin çështjen deri në Hagë.
“Duam të dimë nga se i erdhi mbytja, nga goditja me makinë apo ngaqë qëndroi shumë gjatë në kanal dhe ne kërkuam gjykim të zakonshëm por gjyqtarja nuke pranoi sepse iu duke më e drejtë gjykimi i shkurtuar për palën tjetër. Ajo i shkurtoi vitet e burgut, dha një dënim qesharak, këtu jeta e cdo qytetari vlen 5 vite burg por unë nuk do e lë, do të shkoj në Institutin e Lartë të Drejtësisë,te Juri Kim dhe deri në Hagë.
Nuk ka shanse të shkelin me këmbë gjakun e djalit tim, Spak të shikojë cështjen time sepse ai njeri meriton dënim kapital.
Është dhimbje mbi dhimbje, 11 muaj dhe zvarritemi për të marrë drejtësi. Jo shumë kohë më parë u vra një familje në vlorë dhe u dha dënim qesharak, zotëria nuk ka pasur as më të voglën pendesë dhe as falje ndaj nesh”-tha nëna e djalit.
Babai i të ndjerit Vullnet Metaj kërkoi dhe ekspertizën ligjore sepse sipas tij nuk u kanë dhënë asgjë dhe e kanë lënë çështjen enigmë.
“Ne nuk kemi asgjë,kërkojmë ekspertizën mjeko-ligjore,humbi jetën aksidentalisht apo ra në kanal dhe u bë shkak. Ka ngelur cdo gjë enigme, japin vendime sipas xhepave. Unë nuk e gjej dot drejtësinë këtu po ku tjetër do e gjej“-tha i ati.
“Ne jemi të aftë të mbrojmë veten po dikush që nuk e di dhe nuk merr vesh nga cështjet gjyqësore cfarë do bëjë.
Bëj apel për gjakun e djalit tim dhe gjithë atyre që vdiqën për shkak të personave të papërgjegjshëm, unë kam edhe dy fëmijë të tjerë neser i njëjti person mund të më vrasë dhe dy të tjerët. Si mund të dënosh me 4 5 vjet kur vret një njeri dhe shteti nuk përgjigjet?
Spo bëjmë hakmarrje por drjetësinë e duam maksimalisht, gjykata dha dënim qesharak për autorin”-thanë prindërit.