Francesco Braconaro, anëtar i Komitetit Teknik-Shkencor të FIGC, flet për gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen.
Mesfushori-sulmues i Interit dhe Danimarkës, të cilit iu instalua një defibrilator pas arrestit kardiak që pësoi kundër Finlandës në Euro2020, rrezíkon që të mos luajë më në Itali dhe tek Interi sipas normave që sigurisht janë bërë prej kohësh dhe vendosin disa kufizime.
“Në Itali Christian Eriksen nuk mund të luajë më në të tilla kushte. Nëse defíbrilatori híqet nga lojtari sepse patologjia mund të zgjidhet, vetë atëherë ai mund të kthehet të riluajë tek Interi. Ndryshe do të duhet të luajë në një kampionat tjetër dhe jo më në Serie A, që nuk e lejon”.