Home SHOWBIZ Adele konfirmon lidhjen me partnerin e ri me një takim romantik

Adele konfirmon lidhjen me partnerin e ri me një takim romantik

21

Adele u shfaq disa ditë më parë në finalen e NBA në krahëte një mashkulli të ri, Rich Paul dhe menjëherë lindën dyshimet për një lidhje mes tyre. Të dy ata u ulën përkrah njëri-tjetrit dhe kjo dalje u konsiderua si shumë e rrallë për dyshen.

Dyshimet për një lidhje u forcuan akoma dhe më shumë nga një reporter i “ESPN”. Teksa ishte duke komentuar mbrëmjen finale të NBA, Brian Windhorst u shpreh gjatë një emisioni se Adele është e dashura e Rich Paul.

“Rich Paul sjell të dashurën e tij në ndeshje dhe ulet afër LeBron. E dashura e tij është Adele. Rich Paul është në ndeshje me Adele… Kjo është hera e parë që ata shfaqen bashkë në publik. Kështu që kjo do të jetë në të gjitha tabloidet, veçanërisht në Angli ditën e nesërme” u shpreh Ëindhorst mjaft i bindur për lidhjen e dyshes.

Dhe në fakt këtë romancë e kanë konfirmuar vetë Adele dhe Rich. Së fundmi, ata të dy janë parë dhe fotografuar bashkë gjatë një takimi romantik së bashku me një çift tjetër në New York. Në fotot e siguruara nga “The Sun”, Rich Paul shihet duke i hedhur dorën rreth shpatullave Adele dhe duket se të dy e kanë shijuar në maksimum këtë takim. Ata ishin veshu të dy shumë thjesht, duke i kushtuar rëndësi më së tepërmi kohës së kaluar me njëri-tjetrin.