Një motor i ri high-performance tërësisht elektrik sapo u prezantua me një autonomi mbresëlënëse prej 400 kmdhe me disa “triqe” të reja që na habitën. Një ndër to është auto-balancimi i saj për t’ju ndjekur ju kudo që shkoni.
Ky motor elektrik, i quajtur DC100 është prodhuar nga Da Vinci Dynamics në Pekin. Ai përdor një sistem kontrollimi të zgjuar i cili integron në mënyrë të pandërprerë motorët e ndryshëm. DC100 ka një fuqi maksimale prej 137 kuajfuqi, dhe mund të arrijë në 100 km/h nga qetësia në vetëm 3 ose 4 sekonda. Bateria është 17.7 kWh dhe mund të karikohet në 30 minuta me level 3 charging.
Sigurisht shërbimet si traction control dhe ABS braking janë të përfshira. Mirëpo ofrimi i shërbimit të ndjekjes automatike bën që ky motor t’i ngjasojë një mjeti self-driving.
Ju do të keni mundësinë të lidhni smartphone-in tuaj me motorin elektrik përmes një aplikacioni të veçantë ku mund ta sinjaloni atë të vijë në kur ju të jeni gati për t’u larguar. Megjithatë, për disa persona kjo “ndjekje” mund të duket tepër e tmerrshme, pasi përmes aplikacionit një i huaj mund të përfitojë akses në drejtimin dhe trajektoren e ndjekur nga motori elektrik.
geek