Rusia shkëputi lidhjen e saj me internetin global nga data 15 qershorderi në datën 15 korrik, sipas RBC Daily. Rregullatori i shtetit, Roskomnadzor, tha se testimet kishin si qëllim përmirësimin e integritetit, stabilitetit dhe sigurisë në strukturën e internetit të Rusisë.
Në vitin 2019, Rusia adoptoi ligjin e “internetit sovran”, i cili i dha fuqinë shtetit të shkëputet nga interneti global në raste emrgjence ose sulmesh kibernetike nga shtetet e huaja. Specifikisht, ligji kërkon që ISP të instalojnë një pajisje “deep packet inspection” e cila do të identifikojë burimin e trafikut dhe do të bëjë filtrimin e përmbajtjes.
Nëse ky veprim ju duket disi jo i drejtë, nuk jeni të vetëm. Ky ligj lë hapësirë për shumë diskutime dhe qytetarët po bëhen gati të ngrihen në protesta për shkak të shqetësimit të censurimit. Kjo pajisje është përdorur më parë për të ngadalësuar shpejtësinë e Twitter-it.
Qeveria ruse pretendon se qëllimet e këtij ligji janë vetëm për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, por duke marrë parasysh situatën në këtë vend, ngrihen shumë dyshime mbi të.
Alan Woodward, një shkencëtar kompjuterash në University of Surreyshprehu shqetësimin e tij mbi këtë fenomen: “Shtetet autoritare kërkojnë të kontrollojnë përmbajtjet që i shfaqen qytetarëve në të njejtën mënyrë si Iranidhe Kina.”
geek