Çarje muri në shtëpi të shumta, dritare të thyera apo edhe dëmtime të tjera, janë disa nga pasojat që la tërmeti prej 4.8 i shkallës Rihter në Heraklion, Kretë.
Lëkundjet janë ndjerë shumë nga banorët, të cilët janë të tronditur e të frikësuar. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se të paktën katër pasgoditje që shkonin nga 3 në 3.5 të shkallës Rihter u regjistruan pas lëvizjes kryesore sizmike.
Ndërsa një zyrtar grek në Kretë është shprehur se “tërmeti nuk është veçanërisht shqetësues”. Ai ka shtuar se “këto lloj lëkundjesh janë një normë për rajonin”.
Ndërkohë kujtojmë se në muajt e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete, duke i frikësuar shumë qytetarët grekë.