Si një nga sponsorët kryesorë të Lojërave Olimpike në Tokio, Samsung po ofron disa çanta me dhurata për atletët që marrin pjesë. Më pas një nga këto atletë, Bradley Forbes-Cyans, publikoi në TikTok një video ku tregonte produktet e përfshira në këtë çantë ku Samsung nuk është kursyer.

Fillimisht në video shfaqet një version i limituar i Galaxy S21 me një ngjyrë ekskluzive dhe logo zyrtare të Lojërave Olimpike të printuar në pjesën e pasme. Përveç këtyre dy ndryshimeve, gjithçka është e njejtë me versionin normal të S21.

geek