Home SHOWBIZ “Djali i nënës”, aktori i famshëm turk me prejardhje shqiptare u tregon...

“Djali i nënës”, aktori i famshëm turk me prejardhje shqiptare u tregon të gjithëve gjuhën amtare

62

Para disa minutash, Burak ka publikuar një foto ku duket mjaft i pashëm, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte përshkrimi që kishte vendosur krahas këtij imazhi.

“Djali i nënës”, ka shkruar aktori në shqip duke u treguar të gjithëve gjuhën e bukur dhe atë të zemrës së nënës së tij.

Kujtojmë se më herët, Burak ka zbuluar se ka prejardhje shqiptare, përmes një video të publikuar në “Youtube”. Nëna e Burakut është shqiptare, mirëpo aktori tha se di vetëm disa fjalë në gjuhën shqipe.

“I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë aktori.

Ai është përfolur shumë për lidhjen e dikurshme me aktoren turke, Alina Boz, e cila u bë shumë e njohur nga seriali “Mos ma lësho dorën”. Sipas mediave turke, Alina për katër vjet radhazi ishte në lidhje me aktorin me prejardhje shqiptare Burak Yoruk, por papritur dyshja nuk u panë më bashkë.

Pas ndarjes nga Buraku, aktorja u dashurua në vëllain e shoqeve të saj, Bedirhan Soral, por lidhja e tyre nuk zgjati as një vit.

icon style