Autoritetet në Kili zbuluan skemën e futjes së drogërave në burgun famëkeq Ex Penitenciaria, i cili është ndërtuar 178 vite më parë.

Të dënuarit arrinin të siguronin furnizim me drogëra të ndryshme përmes dronave të cilët kalonin fshehurazi muret e ndërtesës së vjetër. Pas investigimit u zbulua se ishin të paktën 3 të dënuar që vuanin dënime të lidhura me trafikimin e drogës të implikuar në këtë ngjarje.

Bio Bio raportoi se fillimisht dronët realizuan disa “fluturime provë” pa lëndë narkotike për të kuptuar nëse dronët mund të zbuloheshin nëpërmjet sigurisë së burgut. Më pas në maj autoritetet zbuluan dy dronë dhe lëndë narkotike të lidhura me to në majë të një ndërtese të burgut.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për teknika të tilla, pasi grupet kriminale i përdorin dronët për të zhvilluar tregtinë e drogërave në ambientet e burgjeve. Në Mbretërinë e Bashkuar autoritetet arrestuan një bandë e cila ishte e përgjegjshme për 55 transportime në mënyrë të ngjashme me dronë në vitet 2016-2017.

Raportime të ndryshme tregojnë se në Meksikë, kartelet e drogës kanë filluar të përdorin dronët për të sulmuar kundërshtarët dhe autoritetet duke lëshuar eksplozivë pranë tyre.

geek