Kapet drejtuesi i Benz-it që i iku policisë gjatë operacionit dhe madje rrezikoi jetën e efektivëve. Mësohet se policia ka arritur ta kapë drejtuesin e mjetit pas disa minutash, disa metra larg vendit të ngjarjes.
Operacioni u zhvilluar nga policia pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.
Aksioni i Forcave Speciale:
Një aksion antidrogë është zhvilluar mesditën e kësaj të marte në kryeqytet, në zonën e njohur ndryshe dhe si ‘Varri i Bamit’. Mësohet se tre persona janë ndaluar nga ana e policisë, ndërkohë që një tjetër ka mundur që të arratiset.
Siç shihet dhe nga pamjet, makina në ngjyrë të zezë ndalohet anës rrugës, dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivëve, nuk pranon që të kontrollohet, dhe më pas shkel gazin duke u larguar prej aty.
Në pamje shihet si është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë, të cilët bën thirrje të vazhdueshme që i riu të hapte mjetin, madje duke përdorur dhe një gjuhë disi vulgare.
Teksa dështuan që të ndalonin kriminelin, punonjësit e policisë kanë nxituar që tiu merrnin gazetarëve që u gjendën rastësisht aty telefonat.
Efektivët, disa prej të cilëve civilë kanë shtrirë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj dhe e kanë mbajtur për disa minuta të ndaluar, duke i marrë edhe telefonin.
Pamjet e operacionit të filmuara nga gazetari Ergys Gjençaj u bënë shkak për incidentin me policinë, teksa gazetari u shtri në tokë dhe u trajtua si bashkëpunëtor.