Me ndryshimet që ka pësuar bota dhe biznesi 20 muajt e fundit si pasojë e pandemisë globale, ka qenë mjaft sfiduese për shitësit e mallrave të organizuar me pakicë të përballen me problematikat e reja. Por edhe më sfiduese është ideja se ndryshimet më të mëdha të industrisë ende nuk kanë ndodhur.

Julian Mane, zv. President i BALFIN Group në sektorin e retail, drejton kompanitë e fokusuara në shitjet me pakicë dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme tënjë prej grupeve më të suksesshëm të investimeve në Ballkan.Në një intervistë, ai zbulon më shumë mbi të ardhmen e industrisë dhe rolin e Grupit BALFIN në zhvillimet e reja.

Si ndikoi pandemia në aktivitetin e shitjes me pakicë të Grupit BALFIN?
Si të gjitha sipërmarrjet anembanë globit, edhe Grupi BALFIN u prek nga pasojat e COVID-19, sidomos sektori i shitjes me pakicë për shkak të vetë natyrës së shërbimit dhe situatës së krijuar. Megjithatë, ne krenohemi meshndërrimin e kërcënimeve të jashtme në mundësi. Partnerët dhe stafi na treguan se profesionalizmi, entuziazmi dhe bashkëpunimi mund të kapërcenin çdo lloj pengese. U detyruam të zhvillonim një marrëdhënie të reme klientët, duke përmbushur nevojat e tyre në kushte të reja, dhe shpesh herë në kanale digjitale. Në këmbim, fuqia blerëse dhe sjellja konsumatore na ndihmuan të përshtateshim dhe të mbanim pozicionin lider në treg edhe gjatë periudhës më të paparashikuar. Një pjesë e ofertave të Grupit tonë mund të konsiderohet jetike gjatë asaj kohe: pajisje elektronike kur të gjitha komunikimet dhe aktivitetet po kryheshin online; rroba, ushqime dhe të gjitha sendet e domosdoshme për të vazhduar aktivitetet e përditshme, pajisjet për familjet dhe institucionet, e shumë të tjera. Kapacitetet tona dhe reagimi i shpejtë ndaj zhvillimeve dinamike në të gjitha kompanitë na mundësoi t’i mbajmë aktivitetet të paprekura, të vazhdojmë marrëdhënien me të gjithë partnerët tanë dhe madje të rrisim dhe përmirësojmë aspekte të ndryshme të biznesit tonë. Përsa i përket retailit, rimëkëmbja ka qenë mjaft pozitive, sidomos kur marrim në konsideratë 6 mujorin e parë të vitit paraardhës në karantinë. Shitjet në krahasim me vitin e kaluar janë rritur me 40-50%. Gjithsesi,2021 është një vit shumë i mirë për industrinë e shitjeve me pakicë, dhe kjo për shkak se konsumatorët po shpenzojnë paratë në blerje për shtëpinë, kryesisht për shkak të kufizimit të lëvizjes jashtë shtetit.

Cila është filozofia e zhvillimit të BALFIN Group?
BALFIN kërkon vazhdimisht të zgjerohet në sektorët e tij ekzistues në rajon dhe më gjerë. Misioni ynë është të sjellim koncepte të reja dhe moderne në Shqipëri dhe rajon, dhe të investojmë në fusha premtuese. Gjatë viteve, ne jemi zgjeruar natyrshëm duke zhvilluar sektorin tonë të shitjes me pakicë nga themeli. Afro 25 vite më parë, BALFIN hapi aktivitetin e parë të organizuar të shitjes me pakicë në Shqipëri, në sektorin e elektronikës dhe ushqimeve, dhe më pas zhvilloi qendrat e para tregtare në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, duke revolucionarizuar tregun dhe përvojat blerëse. Është në gjenezën tonë ta çojmë këtë trashëgimi përpara.

Cilat janë planet e zgjerimit të aktivitetit të shitjes me pakicë të BALFIN?
Në industrinë e shitjes me pakicë, të gjitha Kompanitë e Grupit kanë projekte konkrete për të zgjeruar zinxhirët e tyre të dyqaneve, duke rritur numrin e markave dhe partnerëve, dhe duke përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit për konsumatorët. Ky do të jetë një investim prej rreth 6 milion eurosh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Rrjeti i supermarketeve SPAR Albania po zgjerohet nëpërmjet hapjeve të reja, por edhe me sistemin franchise, duke vazhduar përmirësimin e ofertave dhe shërbimeve, sidomos online. Duhet të theksoj se SPAR mund të konsiderohet një pionier i transformimit në digjitalizimin e proceseve të shitjeve online, si një ndër industritë me kërkesën më të lartë. SPAR ishte kompania e parë që u përshtat me nevojat e menjëhershme të tregut dhe transformoi totalisht modelin e biznesit, duke sjellë një faqe ueb të tregtisë elektronike dhe më pas një aplikacion për celularë.Jumbo vazhdon rritjen nëShqipëri dhe nërajon, konkretisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Jumbo do të krijojë rreth 70 vende të reja pune në muajt e ardhshëm, që vijnë nga hapjet e dyqaneve të reja, ndërsa plani i ardhshëm i zgjerimit do të jetë investimi në një treg të ri, përtej rajonit të Ballkanit, në Moldavi. Fashion Group Albaniaka shënuar një rritje të konsiderueshme të shitjeve, sidomos pas transformimit digjital, dhe sëshpejti do të sjellëmarkatëreja ndërkombëtare veshjesh nëShqipëri. Neptun ka prezantuar konceptin e dyqaneve Nova,një koncept novatorfranchise me çmime shumë tëmira, për t’u gjendur edhe më pranë konsumatorëve.Kanë kaluar 10 vjet që nga ndërtimi i TEG, kështu që zhvillimet dhe inovacionet e fundit në fushën e shitjeve me pakicë dhe në qendrat tregtare sollën nevojën për një projekt zgjerimi të qendrës. Rinovimi jo vetëm që do të rrisë vlerën e investimit, por do të ndikojë drejtpërdrejt pozitivisht në perceptimin e klientit për qendrën, nëpërmjet hapësirave shtesë tregtare dhe argëtuese për të gjithë vizitorët. Gjithashtu do të vijmë me risinë “RetailPark”, që është një koncept i cili funksionon prej vitesh nëEuropë dhe në Ballkan, i përshtatur për zona rurale apo periferi, dhe synimi ynëështë të investojmë në një rrjet parqesh retail në Shqipëri. Kompleksi komercial ofron një përzgjedhje të larmishme të dyqaneve dhe markave, të ngjashme me qendrat tregtare, por me një strukturë më të konsoliduar, duke krijuar kështu më shumë hapësira të lira në dispozicion të qytetarëve.Sipërfaqja e tyre do tëvariojë nga 6,000 në 12,000 m2.Ky koncept i ofron edhe qiramarrësve kushte të volitshme për të kryer aktivitetin e tyre. Ne do të jemi prezent me markat tona ne këto investime të reja, por do të ketë edhe njëlarmi markash ndërkombëtare.Me këtë model, dhe përmes një zgjerimi të ri, ne duam të japim një mesazh të qartë se puna dhe rritja vazhdon, dhe se angazhimi ynë është gjithmonë i përqendruar në çdo mundësi që sjell mënyrën tonë të së bërit biznes më pranë konsumatorëve, për të përmirësuar standardin e jetesës, kudo që investojmë.

Si duket e ardhmja e shitjes me pakicë në Shqipëri dhe cili është vizioni i BALFIN?
Industria e retailit po ndryshon si kurrë më parë. Brezi i ri është plot me blerës digjitalë që janë rritur duke bashkëvepruar me ekrane. Diçka aq e thjeshtë sa blerja e ushqimeve në supermarket tani mund të jetë një click i vetëm. Fuqizimi i teknologjisë do të vazhdojë të rritet dhe të formojë mënyrën sesi konsumatorët përcaktojnë blerjet. Ne jemi duke hyrë në botën e “phygital” – dyqanit fizik dhe digjital në të njëjtën kohë, ku vija ndarëse sa vjen e zbehet. Aktiviteti retail i Grupit BALFIN është mëse i përgatitur për ta përqafuar këtë ndryshim. Kompanitë e shitjes me pakicë të Grupit BALFIN po punojnë për të ecur hap pas hapi me inovacionin dhe përvojën blerëse. Aktualisht, Retail Park përbën investimin dhe dëshminë tonë më të rëndësishme në këtë aspekt.Së fundmi, është e rëndësishme të përmend se BALFIN ka një rritje të qëndrueshme jo vetëm me kthim në investim, por edhe me ndikim pozitiv në komunitetet përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.