Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal në Shkup, lidhur me nismën e ‘Ballkanit të Hapur’.

Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama se “shet Shqiperine dhe urren Kosoven, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbine!”.

“Minishengeni eshte term Fake pasi NewJugosllavia eshte termi real”, thekson Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama shet Shqiperine dhe urren Kosoven, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbine!

Sot Rama vulosi perfundimisht urrejtjen ndaj Kosoves dhe per kete mjaftonte vetem nje fraze qe ai tha dhe pikerisht:

“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”

Te gjithe kane te skalitur ne mendje arritjen e menjehershme te Forcave Speciale te Kosoves, qe shpetuan dhjetra jete njerezish duke prure edhe qente, qe zbulonin njerezit nen rrenoja.

Ky eshte fakt dhe mirenjohja e shqiptareve eshte e perjetshme, kurse Rama ja atribuon Serbise sepse Serbine e do dhe i eshte nenshtruar ndersa Kosoven e urren.

Minishengeni eshte term Fake pasi NewJugosllavia eshte termi real.

Vasali eshte Rama qe zvarritet nga pas, ndersa Serbia prin perpara.

Si peng i ndereve politike elektorale serbe Rama e trajton Shqiperine si plaçke tregu dhe jep gjithshka duke tradhetuar Kosoven si askush ne historine e Shqiperise.

Perbuzje per NewJugosllavine e Rames dhe te tjereve.

Firmat e Rames do te mbeten si gjurma te pashlyeshme te tradhetise me te larte ndaj Shqiperise, qe nuk ka propagande, qe e mbulon dot.

Rama ky armik shqiptateve dhe i Euroatlantizmit nuk e ndryshon dot kurre vendimin mbarepopullor te te gjithe shqiptareve per pare nga Perendimi.

Europa e Bashkuar eshte drejtimi i vetem pa kthim i Shqiperise dhe as Rama dhe asnje pazar qesharak me Minishengen dhe NewJugosllavi nuk e kthen dot.

Keto te fundit sherbejne vetem per te zbuluar me shpejt tradhetaret e Shqiperise!!

fax