Situata e zjarreve në zonën e Vlorës vijon të mbetet shqetësuese teksa Karaburini vazhdon të digjet, ndërsa një tjetër vatër zjarri ka rënë në Radhimë.
Mësohet se në Radhimë zjarri ka rrezikuar dhe banesat. Zjarrfikëset dhe banorët po punojnë për shuarjen e flakëve. Në radhimë zjarri shumë pranë fshatit. Janë djegur dhjetra rrënjë ullinj dhe pemë të tjera.
Sa i takon zjarrit në gadishullin e Karaburinit, i cili vazhdon prej ditësh, zjarrfikësja dhe ushtarët “dorëzohen”, ndërpresin punën për të vijuar gjatë mbrëmjes.
Ndërsa ushtarët e Beratit do të vijnë sërish nesër sipas informacioneve. Ndërprerja e punës është bërë për shkak të vështirësisë për të ndërhyrë.
Temperaturat e larta dhe terreni i vështirë, por edhe era kanë bërë që të riaktivizohet zjarri në Karaburun edhe në zonat ku u fik nga puna e zjarrfikësve dhe ushtarëve.