Konfliktet “fetare” mes Sunitëve dhe Shitëve është rritur deri në gjakderdhje në qytetin Kadeh rreth 12 kilometra nga Bejruti në Liban, kur të dielën mbrëma gjatë një ceremonie martesore u vra pjesëtari i Hezbollahut, Ali Shibi, e siç raportojnë mediat izraelite dhe ato libaneze, vrasja është kryer në shenjë hakmarrje për një vrasje që kishte ndodhur vitin e kaluar.
Në dasmën që kishin marrë pjesë pjesëtarët e Hezbollahut u shndërrua në një arenë të përgjakshme në qytetin Khaldeh në jug të kryeqytetit, ku Sunitët hapën zjarr mbi Sunitët, transmeton Telegrafi.
E si pasojë e të shtënave që erdhën nga dyja anët, kanë humbur jetën katër persona dhe dhjetë tjerë janë plagosur. Se ishin luftime të ashpra e tregojnë më së miri edhe pamjet, ku qytetarët i filmuar nga tarracës derisa rafalët dëgjoheshin në tërë qytetin.
fax