Një djalë 12 vjeçar nga Oklahoma u gjet me shenja litari në qafë në 19 korrik pasi mori pjesë në “blackout challenge”, një trend tepër i rrezikshëm që po qarkullon në TikTok ku përdoruesit filmojnë veten e tyre duke mbajtur frymën ose duke bllokuar frymëmarrjen deri në momentin ku humbin vetëdijen.

Tragjedi si kjo kanë bërë që një grup prindërish të kërkojnë nga TikTok që të kenë mundësinë të shikojnë të gjitha videot e ndjekura nga fëmijët e tyre, për t’i mbajtur ato jashtë rrezikut.

“Ne dëshirojmë të paralajmërojmë prindërit të qëndrojnë të përfshirë me fëmijët e tyre dhe të shikojnë se çfarë ata po bëjnë në rrjete sociale. Tashmë duhet të tregohet më tepër kujdes pasi nga pandemia fëmijët janë mërzitur dhe kanë kaluar shumë kohë në rrjete sociale. Këto platforma luajnë një rol tepër të rëndësishëm në jetën e një fëmije dhe duhet të jenë gjithnjë të kontrolluara nga prindërit.” tha polici Angelo Orefice në një deklaratë për shtyp.

Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë ndërron jetë duke provuar trendin “blackout challenge” në TikTok, pasi kjo ngjarje ndodhi dhe me një vajzë 10 vjeçare në Itali dhe një djalë 9 vjeçar në Memphis.

Në prill të 2020, TikTok prezantoi një shërbim që lejon prindërit të vendosin disa kufizime në adresat e fëmijëve, duke përfshirë çaktivizimin e mesazheve dhe vendosjen e limiteve kohore.

geek