ryeministri Edi Rama deklaroi sot se rruga e  Thethit po bëhet rrugë turistike, dhe së shpejti edhe rruga e Lurës.

Në lidhje me interesin e qytetarëve lidhur me investimin në rrugën e Thethit, Rama tha se rruga e Thethit është në punë. Po bëhet rrugë turistike si të gjithë vendet ku ka pasuri si Thethi”.

Rama tha se gjithashtu se “rruga e Lurës është në proces dhe rrugët nuk fillojnë kur vjen eskavatori, pra nuk fillon kur i shikoni ju në Facebook, apo televizion, pasi kam parë edhe shumë demokratikas që thonë tani fillove, këto dy muaj. Jo. Asnjë nga punët që shihni sot nuk ka filluar sot. Rrugët fillojnë kur merret vendimi kur do fillojë kjo rrugë, pastaj bëhet studimi, pastaj bëhet gara për projektin, pastaj fituesi i garës së projektit bën projektin. Pastaj bëhet oponenca e projektit, pastaj bëhet sigurimi i financimit, pastaj bëhet futja në planin e realizimit, pastaj bëhet gara për rrugën, pastaj bëhet kontrata, pastaj vjen eskavatori”.

atsh