Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook dha alarmin dhe u kërkoi banorëve që të jenë bashkëpunues pasi në Gjirokastër është shfaqur një vatër e re zjarri shumë e rrezikshmë në njësinë administrative Lunxhëri – Antigone.
Peleshi njoftoi se situata është agravuar pasi zjarri ndodhet shumë pranë banesave dhe në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile bashke me Forcat e Armatosura.
Postimi i plotë:
Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër varër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
U bejme thirrje banoreve te jenë bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdhërin e evakuimit.