Riaktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxheri. Forcat e PMNZSH Gjirokastër të mbështetura nga 100 forca ushtarake janë në terren për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë.
Sapo është aktivizuar edhe helikopteri i cili deri tani ka kryer 2 inkursione për shuarjen e flakëve. Në orën 03:30 janë shuar flakët në Kalanë e Shen Triadës ku gjenden antenat e telefonive celulare. Vatra e mësiperme është e vetmja e riaktivizuar deri tani.
Dje u shënua viktima e parë të zjarreve në Shqipëri ndërsa janë shkrumbuar qindra ha pyje.
ORA