Një vatër e re zjarri ka rënë në Derviçan të Gjirokastrës, konkretisht midis Saraçinishtit dhe Taronishtës.
Mësohet se zjarri ndodhet pranë banesave dhe po merr përmasa të mëdha. Gjirokastra prej ditës së djeshme është kthyer në një nga zonat më problematike për sa i përket zjarreve në vendin tonë.
Kanë dalë edhe të dhënat paraprake për dëmet në Gjirokastër nga zjarret. Nga të dhëna paraprake situata e zjarreve në Bashkinë Gjirokastër deri këto momente: Janë përshkuar nga zjarret e dy ditëve të fundit rreth 1080 ha sipërfaqe nga e cila 900 ha kullota (bashkiake , private, dhe jashtë fondit kullosor, rreth 65 ha siperfaqe pyje bashkiake dhe jashtë fondit pyjor, 98 ha toka bujqesore dhe rreth 13 ha vreshta pemtore e ullishta.