Është lënë në burg pa afat, 56-vjeçari i cili mbajti tezen e tij në nja garazh për disa muaj në fshatin Pogoni të Janinës. Mësohet se këtë akt ekstrem nipi i viktimës e kreu në mënyrë që të përfitonte nga pensioni i saj, ndërsa theksohet se trupi i mbajt pa u raportuar i vdekur për më shumë se tre muaj.
Në deklaratat për mediat lokale, avokati i tij deklaroi se i akuzuari është në gjendje konfuzioni. Sidoqoftë, ai këmbënguli se nuk ishte përfshirë në vdekjen e tezes së tij 69-vjeçare, e cila ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Mbrojtja ka kërkuar ekspertizë mjeko -ligjore dhe kërkesa është pranuar.
56-vjeçari grek u arrestua më 31 korrik dhe akuzohet për vrasje me dashje. Në bodrumin e shtëpisë në fshatin e vogël të Bashkisë Pogoni, ku ai jetonte me tezen e tij 69-vjeçare, policia mëngjesin e 30 korrikut gjeti trupin e gruas së moshuar në një bagazh të mbyllur me kujdes në bodrumi i shtëpisë.