6 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar në bilancin e paradites së sotme se 2 vatra janë shuar tërësisht ndërsa 1 vatër është izoluar.
Aktiv vijon të jetë zjarrin në Karaburun, Fushë-Arrës, Gjirokastër dhe Mallakastër. Në ndihmë të punonjësve vendorë në Fushë Arrëz, ku një ditë më parë rrezikoheshin edhe banesat ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.
“Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar.
Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.
Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.
Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.
Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.
Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al