Një ngjarje e  rëndë ka ndodhur  në fshatin  Buçimas të Pogradecit, në 28 janar ku  shtetasi E.M 32 vjeç ka  rrahur babain e tij, M.M 64 vjeç pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy nuseve të shtëpisë.

Dy nuset e reja  E.M 28 vjeç dhe M.M 31 vjeç kanë kërkuar urdhër mbrojtje nga vjehrri i tyre M.M pas kësaj ngjarjeje të pazakontë. Ndërkohë E.M  është kapur ditën e sotme nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç.

Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre.

Gjithashtu, nga të njëjtat struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. T., 59 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”).”

fax