Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies.
Familjet shqiptare duket se e kanë të vështirë të bëjnë pushime të plota mujore apo më shumë se 10 ditore.
“Nëse dikur bënim nga 20 ditë pushime këtë vit 10, maksimumi 15 ditë, po edhe këto me sforco dhe kështu të ndërprera jo të rregullta”, shprehen ata për mediat.
Tendenca më e re për pushime shqiptarëve duket se është shfrytëzimi i fundjavave, gjë e cila shihet edhe nga fluksi i shtuar i makinave si dhe mbipopullimi i plazheve të shtunave dhe të dielave.
Pasojë e vështirësive financiare
Agjentët turistikë shprehen se ka disa arsye për këtë trend duke filluar nga vështirësitë financiare deri tek pasojat e COVID-it.
“Janë pasojat e Covidit që beso se një familje shqiptare nuk arrijnë të bëjnë pushimet si më parë 3 javore, 1 mujore apo 10 ditore, jo janë dy ose tre ditë, maksimumi katër-pesë ditë. Të gjithë njerëzit kanë humbur punën, bizneset ose paguhen më pak. Po të shkosh gjatë javës së Sarandë nuk e ka atë larminë e fundjavës”.
“Në fakt është tendenca e viteve të fundit. Shqiptarët nuk bëjnë më pushime të gjata 15 ditore absolutisht jo po edhe 10 ditore janë shumë të pakta. Mesatarja e familjeve që zgjedhin pushime të gjata janë 1 javë, ndërsa pjesa dërrmuese e pushuesve po zgjedhin pushimet e fundjavës. Dy janë arsyet kryesore, e para është financa, dhe e dyta është se ata që punojnë mund të bëjnë edhe pushime, por gjatë javës ata normalisht janë në punë.”
Një studim i fundit shprehet se gjysma e familjeve shqiptare nuk planifikojnë pushime, ku arsyeja kryesore është vështirësia financiare, ndjekur nga mungesa e kohës dhe mungesa e dëshirës.
Burimi: Top Channel