Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame u shpreh sot mbi audiopërgjimin e publikuar pas zgjedhjeve të 2017 duke thënë se nuk mund tu thoshte njerëzve që ndërtimet pa leje nuk do legalizoheshin pasi një përgjigjie negative për ta do i shkaktonte humbje elektorale për Partinë socialiste pasi do të kalonin me opozitën.

Ai foli mbi strategjitë para zgjedhjeve duke thënë se njerëzit duhen majtur me shpredsë përndryshe e gjithë ajo masë që mund të të japë votën do bëhet mish për
top për palën tjetër.

“Nëse themi se nuk jua legalizoj ata do kalonin me palën tjetër dhe nuk mund të rrezikonim. Unë nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë dhe qytetarët para zgjedhjeve nuk mund tu japësh përgjigjie negative sepse ata do kalojnë me opozitën. Nuk mund tu thoja shko vrit veten se nuk bëhet legalizimi, kjo është ti trajtosh njerëzit si dele”– u shpreh Lame.