Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shënuar 182 persona të infektuar me COVID-19.
Në njoftim thuhet se janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.