Home SPORT Mbyllen Lojërat Olimpike. Ja vendet me më shumë medalje, Kosova e 42-ta,...

Mbyllen Lojërat Olimpike. Ja vendet me më shumë medalje, Kosova e 42-ta, Shqipëria jashtë renditjes

34

Janë mbyllur zyrtarisht Lojërat Olimpike të Tokyos.

Pas një ceremonie shumë të thjeshtë por mbresëlënese dhe shumëngjyrëshe përmbyllëse ku shtetet pjesëmarrëse parakaluan sërish me flamujt përkatëse, mes tyre edhe Kosova me Shqipërinë, bëhet bilanci i medaljeve.

Kështu në renditjen finale, është SHBA që e mbylli në vend të parë me 113 medalje në total, 39 prej të cilave të arta e ndjekur nga Kina me 88 medalje, 38 prej të cilave të arta dhe e treta është Japonia me 27 medalje të arta dhe 58 në total. Renditja vijon si në foto.

https://cdn.bannersnack.com/banners/btpfrflm1/embed/index.html?t=1618985484.984&userId=43304944

Kosova me dy medalje të arta, ato në Xhudo e mbylli Olimpiadën në vendin e 42-të, një klasifikim historik po të mendosh që aty janë të gjitha shtetet e planetit.

Ndërkohë, Shqipëria që e mbylli pa asnjë medalje, si çdo Olimpiadë deri më sot, nuk figuron në listën e renditjes pasi nuk ka asnjë medalje dhe duhet të jetë më poshtë se vendi i 87-të, i fundit i renditjes me vetëm me një medalje.