Home AKTUALITET “Mbi 10 arrestime në të gjithë vendin”, Peleshi: Zjarri i rrezikshëm në...

“Mbi 10 arrestime në të gjithë vendin”, Peleshi: Zjarri i rrezikshëm në Voskopojë, ja si paraqitet situata në qarqet e tjera

12

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një deklaratë për mediat nga Voskopoja ka bërë të ditur se situata e zjarreve në këtë zonë është e rrezikshme.

Ai thotë se në të gjithë vendin janë arrestuar mbi 10 persona për zjarrëvënie të qëllimshme.

“Para një ore, këtu në Voskopojë ka pasur një shpërthim zjarri, një vatër që nuk nxitoj të them që është e qëllimshme sepse në të njëjtën kohë patëm 5 vatra të ndryshme. Është shumë e rrezikshme si vatër, pasi zjarri ka depërtuar në zemër të pyllit. Gjithsesi ka disa rrethana pozitive. Sapo kemi bërë një konsultë me komandantin e zjarrfikësve të Bashkisë së Korçës. Kemi forca të vazhdueshme do të kemi dhe katërfishin të tyre për pak. Është fatalitet nëse do të dështonim këtu. Por rreziku është i shtuar nëse flakët kapërcejnë në zona më të dendura të parkut.