Sipas MeteoAlb Shqipëria mbetet në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash të përkohshme, pasi sërish mbrëmja largon vranësirat nga vendi ynë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Kosova mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku në orët e para të ditës dhe mbrëmjes kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit. Por përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohet të ketë vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në orët e paradites në MV. Ndërsa në orët vijuese parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në verilindje të  MV.

Rajoni dhe Europa

Britania E Madhe, Europa Lindore dhe Jugore do te jene ne dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe pjesërisht qendra e kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere./abcnews.al/