Messenger shtoi end-to-end encryption për mesazhet në 2016, kur Facebook vendosi një opsion “secret conversation” në aplikacion. Me interesin gjithnjë e në rritje të video dhe voice calls (në Messenger kryhen më shumë se 150 milionë video calls në ditë), ky shërbim është shumë i nevojshëm.
WhatsApp ka disa kohë që ofron end-to-end encryption në telefonata, bashkë me disa aplikacione të tjera si Zoom, Signal apo FaceTime. Raportimet e mëparshme kanë treguar se Facebook po planifikon të krijojë një sistem komunikimi të unifikuar midis WhatsApp, Messenger dhe Instagram, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Encrypted video calling on Messenger.
Për sa i përket disappearing messages, ju do të vini re disa opsione të reja për të zgjedhur skadimin e tyre, nga 5 sekonda në 24 orë.
Këto ndryshime do të aplikohen në të gjithë përdoruesit, mirëpo Facebook ka disa ndryshime të tjera që për momentin po aplikohen vetëm në versionin beta, si përshembull testimi i end-to-end encryption në telefonatat midis grupit në Messenger dhe Instagram.