Një gazetar i “Il Sole 24 Ore” ka shkruar se edhe pronarët e Interit Suning e edhe pronarët e Milanit Elliott Managment janë duke kërkuar që të shesin dy klubet e njohura të Serie A
“Il Sole 24 Ore” që është një gazetë italiane e barabartë me Financial Times, kurse Carlo Festa është njëri prej redaktorëve të saj.
Festa ka thënë se “edhe Interi e edhe Milan mund të shitën. Suning por pret ofertat e duhura. Elliott janë afër për ta përfunduar investimin e tyre të përkohshëm”.
“Investitorët do ta kenë mundësinë të zgjedhin me dy klubeve në Milan
Gjendja financiare e Suning nuk është sekrete, pasi atyre i është dashur t’i zvogëlojnë shumë investimet për shkak të pandemisë dhe një goditje të tyre në Kinë dhe vende të tjera.
Ata kanë shitur Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku për të barazpeshuar librat financiar derisa kanë shuar klubin tjetër që e kanë në pronë në Super Ligën Kineze, Jiangsu Suning.
Milano në anën tjetër, ka investitor Elliott Management të cilët e morën AC Milan nga pronari i tyre i mëparshëm, Presidenti Yonghong Li, pasi ai dështoi për të paguar ratat e kredisë, duke bërë që të humbet asetet e veta.
Qëllimi është gjithmonë që ata të ndihmojnë zhvillimin e klubeve, duke tërhequr kështu investitor për ta shitur dhe për t’i sjellë atyre profit.
Ata janë kualifikuar për në Ligë të Kampionëve dhe koha është që të gjejnë një pronar afatgjatë. /GazetaExpress/