“County fair dhe një tur përreth fabrikes Giga Berlin-Bradenburg do të mbahet në në 9 tetor!” tha Musk në një postim në Twitter. Fillimisht prioritet do të kenë rezidentët e Bradenburg dhe Berlinit në turin përreth sektorit të baterive dhe makinave elektrike, por edhe publiku i përgjithshëm do të ketë mundësinë që t’i vizitojë këto sektorë.
Musk shpreson se fabrika do të nisë nga puna për ndërtimin e makinave elektrike që nga muaji tetor “nëse janë me fat”. Tesla po pret akoma dritën jeshile nga autoritetet ambientale të Bradenburgut për të hapur sitin.
Gigafactory supozohej të ishte hapur që në 1 korrik, por u ndaluan nga aktivistët e ambientit, vonesa e lejeve dhe prania e zvarranikëve në fabrikë.
“Ky rajon ka shumë ujë përqark, shikoni përreth jush.” tha Musk gjatë vizitës së tij në fabrikë.