Siç raportohet nga DailyMail, studimi nga Stakester arriti në përfundimet se një djalë gamer mund të humbasë 420 kalori gjatë luajtjes për 2 orë të video-lojërave, ndërkohë që vajzat digjnin 473 kalori (një vlerë e njejtë me 1,000 sit ups).

“Ne të gjithë e dimë se konkurimi i rrit rrahjet tona të zemrës dhe shumica prej nesh kanë provuar ‘djerësitjen e gamer-it’ që ndodh në momentin kur ju po përpiqeni të shënoni një gol në minutat e fundit në FIFA ose gjendeni në një zonë të ngushtë në Warzone.” tha CEO i Stakester Tom Fairey.

Stakester është një aplikacion që lidhet me gamers që duan të provojnë aftësitë e tyre në lojërat e preferuara për të fituar çmime të ndryshme.

Në studim u përdorën pajisje smart për të matur rrahjet e zemrës dhe kaloritë e djegura nga 50 gamers ndërkohë që luanin FIFA dhe Warzone për 2 orë dhe kur performuan sit ups. Rezultatet zbuluan se do të duheshin rreth 57 minuta për të konsumuar kaloritë e një çokollate Mars (230 kalori) dhe 1 orë e 4 minuta për të konsumuar kaloritë e një hamburger të madh (257 kalori).

geek