Futbolli amator në Itali po mban zi për vdekjen e Marco Tampëo. Sulmuesi kongolez i lindur në Romë ka ndërruar jetë papritur në moshën 19-vjeçare për shkak të një ataku në zemër.
Megjithatë prokuroria e Tivolit ka hapur një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Pas përvojës në sezonin e fundit në radhët e Pianese, ai sapo kishte firmosur me Atletico Terme Fiuggi në Serie D.
“Vdekja e Markos më la pa fjalë. Një djalë i talentuar, vetëm 19 vjeç, i cili po përgatitej për të luajtur kampionatin e Serie D”, ishte postimi i presidentit të klubit ku ai sapo kishte firmosur.
Prokurororia e Tivolit, pavarësisht lajmeve se ai ka ndërruar jetë nga një sëmundje,kanë nisur një dosje hetimi. Në procedim, kundër personave të panjohur, pasi dyshohet si vrasje me dashje. Pritet përfundimi pas autopsisë.