Vite më parë bëri bujë ndarja e Ëanda Naras nga futbollisti Maxi Lopez. Arsyeja kishte të bënte me faktin se modelja Nara kishte nisur një histori tjetër dashurie me Mauro Icardin, sakaq ky i fundit “u kryqëzua” pasi kishte qënë shoku i ngushtë i vetë Maxit dhe gjesti i bërë ishte shumë i pahijshëm.
Gjithsesi, nuk mendon kështu bukuroshja e njohur. Ajo ka dhënë një intervistë për revistën “Confidenze”, ku shprehet se kishte qënë vetë El Rubio (Maxi Lopez) që e kishte tradhtuar dhe askush i 3-të nuk kishte hyrë në mes.
“Unë nuk mund ta falja atë për tradhtinë. Ka gra që arrijnë ta injorojnë këtë fakt dhe vazhdojnë të ecin përpara. Unë nuk e bëra atë nga respekti për veten. Nuk e meritoja atë tradhti. Unë lashë vendin tim dhe hoqa dorë nga karriera për ta ndjekur në Itali, duke e bërë ëndrrën e tij realitet. Pas dasmës, hodha gjithçka pas krahëve në Argjentinë dhe ika me të në Itali. Pas zbulimit të tradhtisë i mblodha menjëherë çantat dhe u ktheva në Argjentinë me tre fëmijë të vegjël, duke u përpjekur të rindërtoja jetën time” – tha ajo.
fax