Një përdorues i Reddit, flamo-damo, disa kohë më parë, pas prezantimit të Galaxy ZFold 2 komentoi në platformë mendimin e tij tepër negativ mbi këtë pajisje inovative. “Ky është smartphone-i më i keq që kam përdorur ndonjëherë. Njerëzit po më bezdisin vazhdimisht rreth tij. Tashmë trembem të përdor telefonin tim në publik pasi një person mund të më shikojë dhe më tregon një buzëqeshje tallëse dhe fillon të flasë me shokët.” u shpreh ai.

Flamo-damo shtoi gjithashtu: “Një nga shokët e mi më tha se kishte blerë një iPhone 12 një javë pasi ai u lançua, dhe unë nuk impresionova aspak dhe pse jam një fans i teknologjisë. Është e tmerrshme pasi unë nuk mund të kaloj as një gjysëm dite pa shpenzuar të paktën 5 minuta duke shikuar mbi telefonin tim dhe duke e palosur dhe hapur atë dhe pse e kam blerë që kur u lançua.”

Samsung nuk u mundua fare të ngushëllonte përdoruesin. Kompania publikoi dhe një video ku citonte flamo-damo në Twitter me titull: “Nëse ju mund të përballoni zilinë në më të keqen e saj, ju meritoni më të mirën tuaj.

geek