Studiuesit nga Universiteti i Caglary monitoruan shëndetin dhe stilin e jetesës së 143,000 kanadezëve adultë për një periudhë mesatare prej 9.4 vitesh. Ata zbuluan se ndodhën 2,965 goditje në tru gjatë periudhës së studimit, ku përqindja më e lartë ishte në personat që shpenzonin më tepër kohë në aktivitete sedentare dhe më pak në stërvitje.

Sipas American Heart Association, adultët në SHBA shpenzojnë rreth 10.5 orë para ekranit të TV, telefonit apo kompjuterit të tyre. Studimet e fundit kanë zbuluar se sa më tepër kohë të qëndrojnë pa lëvizur këta persona, aq më të rrezikuar janë nga sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, 9 nga 10 goditje në tru shkaktohen nga faktorë që mund të ndryshohen mjaft lehtë si mungesa e lëvizjes.

Aktiviteti fizik luan një rol tepër të rëndësishëm në trupin tonë. Adultët rekomandohen të zhvillojnë të paktën 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar gjatë një jave.

geek