Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk të enjten tha se kompania e tij ndoshta do të hedh një prototip robot humanoid të quajtur “Tesla Bot” vitin e ardhshëm. Roboti, sipas tij do të jetë i projektuar për punë të rrezikshme, punë të rëndomta, apo punë të mërzitshme që njerëzit nuk duan t’i bëjnë.
Duke folur në eventin e “Ditës së Inteligjencës Tesla”, sipërmarrësi miliarder tha se roboti, i cili është konceptuar rreth 5 metra i gjatë, do të jetë në gjendje të trajtojë punë nga lidhja e bulonave në makina, e deri të kryerja e pazarit në ushqimore.
Roboti do të kishte “ndikime të thella për ekonominë”, tha Musk, duke adresuar mungesën e fuqisë punëtore. Ai tha se ishte e rëndësishme që humanoidi të mos dalë në treg me një çmim “super të shtrenjtë”.
Musk parashikon që brenda dekadës robotët humanoidë do të përhapen ndjeshëm, duke zëvendësuar njerëzit në detyra nga më të vështirat e komplekse, e deri te ato më të thjeshta e të rëndomta.
“Ngjarja e Ditës së AI së Teslas” erdhi në mes të një vëzhgimi në rritje mbi sigurinë dhe aftësinë e sistemit të avancuar të pilotit autonom të kësaj makine.
Musk nuk komentoi mbi sigurinë e teknologjisë Tesla, por tha se ishte i sigurt se piloti automatik kishte siguri më të lartë se njerëzit duke përdorur kamerat dhe kompjuterët aktualë në makinë.
Rregullatorët e sigurisë në SHBA filluan këtë javë një hetim mbi sistemin e ndihmësit të shoferit të Tesla për shkak të aksidenteve ku makinat Tesla u përplasën me makina të palëvizshme policie dhe kamionë zjarrfikës.
Dy senatorë amerikanë gjithashtu i kanë bërë thirrje Komisionit Federal të Tregtisë që të hetojë pretendimet e Tesla-s për sistemin e saj të “Vetëdrejtimit të plotë”.
Në ngjarjen e së enjtes Tesla gjithashtu zbuloi kompjuterin e vet me shpejtësi të lartë, Dojo, për të ndihmuar në zhvillimin e sistemit të tij të automatizuar të drejtimit. Musk tha se Dojo do të jetë operacional vitin e ardhshëm.
Ai tha se Tesla do të prezantojë gjithashtu pajisje të reja për kompjuterin e saj vetë-drejtues për kamionin e tij elektrik Cybertruck në brenda vitit të ardhshëm.