Pas kësaj Arsimi u përfol për një lidhje dashurie me Antonelën. Ata të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin në vende të ndryshme si brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Mirëpo më vonë Arsimi sqaroi se me Antonelën nuk ka ndodhur asgjë dhe se janë thjesht miq të mirë.
Më vonë, ai zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie me një vajzë bjonde të quajtur Pranvera, të cilën e postonte shpesh në rrjete sociale. Ata dukeshin kokë e këmbë të dashuruar mirëpo s’e dimë ç’ndodhi që lidhja e tyre mori papritur fund.
Pranvera ka shkruar në InstaStory se Arsimi është “akull” siç thonin edhe vajzat e tjera që ishin ndarë me të, ndaj lidhja e tyre kishte marrë fund.
“Nuk kishin faj ata goca që thanë ti je akull. Gjithë të mirat në jetë”, shkroi ajo.