Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Shtepëz të Gjirokastrës duke bërë që forcat emergjente të vihen në lëvizje për t’i izoluar.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur menjehërë në vendngjarje për të shuar flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi.

Burime bëjnë me dije se zjarri është i qëllimshëm.

Kujtojmë se pavarësisht një beteje të gjatë me flakët në territorin shqiptar prej javësh tashmë, nuk është bërë e mudnur izolimi i të gjithë vatrave të zjarrit.