36 viktima dhe 1 mijë e 630 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Viktima më e re e këtij virusi është një vajzë nën moshën 30 vjeçare
Ndërsa, 3 viktima, dy gra dhe një burrë janë nën moshën 40 vjeçare.
Një nga viktimat është edhe një burrë mbi 40 vjeç nga Komuna e Vushtrrisë. Tre viktimat tjera, dy gra dhe një burrë janë nën moshën 60 vjeçare. Dy nga viktimat janë nga komuna e Gjakovës ndërsa njëra nga komuna e Rahovecit.
11 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. Dy viktima janë nga Prizreni, një nga Gjakova, një nga Fushë Kosova, një nga Semetishta, një nga fshati Vrellë, një nga Vushtrria, një nga Vitia, një nga Rahoveci, një nga Peja dhe një nga Malisheva.
9 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. Dy nga viktimat janë nga Prizreni, dy nga Gjilani, një nga Podujeva, një nga Gjakova, një nga Kamenica, një nga Prishtina dhe një nga Klina.
Ndërsa, 8 viktima janë mbi moshën 80 vjeçare.
2 nga viktimat janë nga Klina, një nga Suhareka, një nga Prishtina, një nga Ferizaj, një nga Peja, një nga Gjilani dhe një nga Gjakova.
Kujtojmë që Kosova sot ka regjistruar numrin më të madh të viktimave nga ky virus, që nga fillimi i