Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe  vranësirave të lehta në të gjithë vendin tonë. Këto kushte atmosferike vijojnë deri pas mesditës kur parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.  Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga  13°C  mëngjesi në juglindje deri në 30°C mesdita në qarkun e Elbasanit.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Dita e shtunë do të vijojë gjatë paradites me kthjellime në të gjithë republikën e kosovës. Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites sjellin kalime vranësirash nëpër territor edhe pse nuk priten reshje. Mbrëmja dhe nata vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme.