Vizita e kryeministrit Edi Rama në Puglia ka pasur në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kreu i qeverisë tha se pika e parë do të jetë bashkëpunimi mes universiteteve, por pa lënë pas shëndetësinë dhe zjarret, një problematikë që u përball këtë verë.
Rama foli edhe për bashkëpunimin me Greqinë, duke thënë se “duhet të mendojmë për diçka të përbashkët me Italinë dhe Greqinë.”
Rama: “Është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme për ne, ka shumë ngrohtësi dhe potencialitet shumë të madh dhe duhet të nxjerrim avantazhin më të madh dhe jam se sigurt që duke e nisur me diçka konkrete si universitet do kemi sukses. Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mira arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Para pak ditësh fola me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë mënyrën e përballimit të vatrave të zjarrit.
Zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t’i përballojmë me kapacitetet e parashikuara në situata të ndryshme dhe lidhur me këtë mund të mendojmë diçka. Edhe sa i takon hartës së zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara, por njëherësh kjo pjesë përfaqëson edhe një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturor.” /OraNews/