Çmendet 31-vjeçari, me foshnjen në krah qëllon me pistoletë gruan që i përplasi makinën
Një burrë në Ohajo plagosi me armë zjarri një grua ndërsa mbante në krahë një foshnje.
Gjithçka ndodhi pas një aksidenti rrugor pa dëme. Policia e Cincinnati arrestoi Ladon Penn, 31 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza.
Sipas policisë 54-vjeçarja që mbeti e plagosur tha se ishte përfshirë në “një aksident të vogël automobilistik pa dëme” herët të mërkurën kur shoferja tjetër, gruaja e Penn i tha asaj: “Unë do të shkoj të marr burrin tim dhe ju është mirë të shkoni të merrni burrin tuaj.
Të dy gratë u larguan nga vendi i ngjarjes “pas shkëmbimit të fjalëve”, tha policia.
Por menjëherë pas kësaj, gruaja tjetër u kthye me Penn.
“Viktima thotë se Penn doli nga makina e tij, hyri në një shtëpi dhe u shfaq përsëri me armë,” tha policia.
Pastaj, ndërsa mbante fëmijën, Penn dyshohet se hapi zjarr mbi të plagosurën dhe dy gratë e tjera që e shoqëronin.
Njëri nga plumbat e mori drejtuesen e makinës dhe pas kësaj Peen dhe personat e tjerë u larguan.
Hetuesit gjetën pamjet video që tregonin Penn “duke qëlluar me armë, ndërsa mbante një foshnjë”.
Pamjet në video tregojnë Penn duke mbajtur foshnjën në dorën e majtë dhe pistoletën në dorën e djathtë.
Më vonë policia bëri të mundur dhe arrestimin e tij.