Një mjek në Oklahoma ka thënë se mbidozat e ilaçit anti-parazitar ivermectin, për të cilin shumë besojnë se mund të parandalojë ose kurojë Covid-19, në të vërtetë ai po ndikon në shtimin e efekteve anësore, duke shtuar pacientët në spitale.
Ivermectin përdoret për të vrarë parazitët e brendshëm dhe të jashtëm në kafshët blegtorale dhe në doza më të vogla, tek njerëzit.
“Ka një arsye që ju duhet të keni një mjek për të marrë një recetë për këto gjëra, sepse mund të jetë e rrezikshme,” tha Dr Jason McElyea.
Në spitalet e Oklahomas është vënë re një rritje e pacientëve me një nevojë urgjente për trajtim për shkak të mbidozimit me këtë lloj ilaçi. Pa u konsultuar me mjekun, ata e përdorin pasi zbulojnë se janë infektuar me Covid, apo të tjerë që mendojnë se mund të parandalojnë infeksionin.
Doktori Jason McElyea ka deklaruar se doza të vogla Ivermectin miratohen për përdorim tek disa njerëz me probleme të rralla shëndetësore, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret kundër Covid.
McElyea tha: “Disa njerëz që marrin doza të papërshtatshme në fakt e kanë vënë veten në kushte më të këqija sesa simptomat e Covid. Ka pasur dhe raste ekstreme që njerëzit kanë humbur shikimin.
“Duhet të pyesni veten: Nëse e marr këtë ilaç, çfarë do të bëj nëse ndodh diçka e keqe? ; Cili është hapi i radhës? Nëse do të merrni një ilaç që mund të ndikojë në shëndetin tuaj, bëjeni atë me konsultën e një mjeku.”