Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për Pejën është vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.
Gjithashtu, i vrarë ka mbetur edhe i ish kandidati PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Ndërkohë, një ditë më parë ndërroi jetë për shkaqe natyrale kandidati tjetër për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, ndërsa partitë politike kanë zyrtarizuar kandidatët.