Sarandë – 3 persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës për shkak se akuzohen për vjedhje të ndryshme.

Këta të rinj akuzohen për të paktën 14 vjedhje në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, të ndodhura gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Të arrestuari mësohet se janë Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”, Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” si dhe Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një biznes.

Disa nga momentet e vjedhjeve janë filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat policia i ka përdorur kundër tyre.

https://youtube.com/watch?v=BtZIQJdu6js%3Ffeature%3Doembed

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pushuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Vidhnin vlera monetare dhe sende personale, në banesa dhe hotele të pushuesve, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal.

Zbardhen dhe dokumentohen 14 vjedhje në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, të ndodhura gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Sekuestrohet automjeti që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pushuesit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:

-Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.

-Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

-Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë, në Sarandë dhe Ksamil gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt, konkretisht:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim /abcnews.al/