Mali i Zi vendos masat e reja kufizuese përtë gjithë ata që kalojnë kufirin drejtr vendit fqinj.
Duke nisur nga 14 shtatori të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi do të duhet të paraqesin këto dokumenta:
1- Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;
2- Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;
3- Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;
Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.
Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.