Sali Berisha është i pari deputet që përjashtohet nga PD për shkak të “listës së zezë amerikane”, por jo i vetmi pasi edhe “babai” i PD-së në vitin 2006 kishte bërë një largim të bujshëm me vendim personal.

Bëhet fjalë për përjashtimin nga PD të Spartak Ngjelës i cili atë kohë ishte shfaqur kritik ndaj kryetarit të asaj kohe Sali Berishës. Ditën e djeshme Lulzim Basha tha se me vendimin personal (më të vështirin e jetës), përjashtoi themeluesin e PD-së i cili u shpall “Non Grata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Siç veproi Basha, dikur edhe Sali Berisha kishte marrë të njëjtin vendim “personal” pa u konsultuar me askën për Spartak Ngjelën.

“Instituti i Studimeve Politike” ditën e sotme ka bërë publike një listë me emrat që janë larguar nga PD prej vitit 1990 deri sot. Shikoni listën e largimeve nga Gramoz Pashko deri tek Sali Berisha dhe motivacionet përkatëse.