Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka pritur në një takim Ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Saudit, Princit Faisal Bin Farhan Al Sau.
Kreu i qeverisë në konferencën e përbashkët me ministrin saudit i ka shprehur mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë për vendin tonë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Arabia Saudite është e njohur me problemin e Kosovës dhe o të bashkëpunojë dhe do të jetë një mbështetje për njohjen e saj në ligën arabe.
“ Për të vijuar një proces më të thelluar pas vizitës sime në Riad dhe në takimin me princin e kurorës. I shpreh mirënjohjen princit për të gjithë përkushtimin në vazhdim që ka treguar për marrëdhënien mes dy vendeve dhe ka qenë ai që e ka mbajtur gjallë bashkëpunimin e komunikimin pasi për shkak të pandemisë kontaktet u vështirësuan dhe të gjithë shkëmbimet e planifikuara u anuluan. Kjo vizitë është një shenjë e drejtpërdrejtë se vendosmëria e miqve tanë saudit për të bashkëpunuar është e madhe. Bashkë e ndamë dhe faktin që është rritur numri i turistëve sauditë në vendin tonë. Jemi shumë shpresë plotë që kjo vizitë do të jetë hapja e një vazhdimi të vizitave dhe takimeve bilaterale, unë ja përsërita ftesën për të pritur në vendin tonë dhe princin e kurorës duke marrë parasysh dhe të gjithë kushtet nga rreziku i Covid dhe e falënderova princin , për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për të qenë pranë nesh dhe pranë atyre në nevojë. Nga ana tjetër besoj se jemi në kushtet ku mund të shikojmë me optimizëm mundësitë e marrëdhënieve tona.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F979063509615275%2F&show_text=false&width=560&t=0
Rama dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët për të adresuar prioritet në funksionon të bashkëpunimit ekonomik, nga ana tjetër ndamë edhe disa ide si dhe informacione që dëgjuam për nismën madhështorë të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbërt të të gjithë lindjes së Mesme, dhe ne do të ishim shumë të lumtur që të jemi pjesë e kësaj nisme në funksion të një agjende të përbashkët të të gjithë aleancës së vendeve për të përballuar sfidën e mjedisit.
Dua të rithekson se Arabia Saudite e ka njohur problemin e Kosovës dhe ka qenë një mbështetje e rëndësishme në të gjithë përpjekjet tona për përfshirjen e Kosovës në strukturat ndërkombëtare. Ne do e vijojmë bashkëpunimin dhe jemi me fat që ai është në krye të ministrisë së punëve të jashtme për shkak të njohurisë që ka për rajonin tonë, do të rrisim bashkëpunimin me ligën arabe që nuk e ka njohur akoma Kosovën.
E falënderoj mikun tonë dhe për angazhimin e tij për ti dhënë një shtysë të rëndësishme bashkëpunimit mes kompanive dhe për një shtysë më shumë në sektorin provat, për të rritur investimet dhe sektorin tregtar”, ka thënë Rama.
Ndërkohë nga ana tjetër princi i Arabisë ka bërë me dije se ato vlerësojnë shumë miqësinë me Shqipërinë dhe janë të kënaqur me vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Mbretëria jonë e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë. Jemi të kënaqur që të vazhdojmë miqësinë dhe bashkëpunimin ne fusha të ndryshme. Politike, ekonomike të zhvillimit dhe mjedisore. AK shumë gjëra që mund të bëhen. Mbledhja e Komiteti të Përbashkët që për herë të fundit u mblodh në 2019. Ne shpresojmë të shtohet vëmendja e punëve dhe është rritur. Shpresoj të mblidhet shpejt. Shpresoj të vijojmë miqësinë tonë në bazë të orientimeve që do kemi. Besojmë tek kjo mundësi dhe shanset që ne kemi. Ne kemi një numër të madh turistësh nga Arabia në Shqipëri dhe duam që edhe bizneset të bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Kemi diskutuar për çështje politike për zhvillimet në Lindje të Mesme dhe në Rajon. Folëm për anëtarësinë e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe Arabia do japë mbështetje të plotë në OKB”, ka thënë ai./abcnews.al